Manuka

Rreth nesh

Jemi importuesit zyrtarë të mjaltit Manuka nga Zelanda e Re në Kosovë. Historia jonë filloi me një pyetje të thjeshtë: pse mjalti Manuka i vërtetë mungon fare në tregun shqiptar?

Si filloi gjithçka

Pas vitesh kërkimi dhe kontaktesh me prodhues të certifikuar në Zelandën e Re, vendosëm ta sjellim vetë — pa ndërmjetës, direkt nga fermerët e bletarisë. Qëllimi ishte i qartë: mjalt autentik, me certifikata reale, me çmim të drejtë.

Çdo seri që importojmë shoqërohet me certifikatë laboratori që konfirmon sasinë e MGO dhe origjinën e produktit. Nuk besojmë tek etiketa pa prova.

Pse Zelanda e Re?

Lulëzimi i Leptospermum scoparium — burimi i mjaltit Manuka — ndodh vetëm në Zelandën e Re dhe Australi. Biodiversiteti i veçantë i atij vendi, klima e pastër dhe rregullimi i rreptë prodhues e bëjnë mjaltit Manuka të Zelandës së Re standard botëror.

Çfarë garantojmë

  • Autenticitet — certifikata UMF/MGO nga laboratorë të akredituar
  • Transparencë — certifikatat mund t'i shikoni në faqen e çdo produkti
  • Dërgim në gjithë Kosovën — 1–3 ditë pune. Shërbejmë edhe Shqipërin dhe Maqedonin e veriut (deri 7 ditë pune)
  • Pagesë në dorëzim — pa rrezik për ju, paguani kur merrni paketën

Na kontaktoni

Keni pyetje rreth produkteve ose origjinës? Kemi kënaqësi t'ju shpjegojmë gjithçka. Shkruani ose telefononi →